Metro

Komuna e Prishtinës “rivalizon” nivelin qendror - vetëm 6 drejtori më pak se ministritë

 

Medina Braha – Drejtoreshë e Shërbimeve Publike, Blerta Basholli – Drejtoreshë e Kulturës dhe Vasilika Zotaj – Drejtoreshë e Administratës, janë 3 emërimet e fundit në Komunën e Prishtinës, nga kryetari Shpend Ahmeti.

Ato kompletojnë kabinetin e Ahmetit, kabinet i cili për më shumë se 6 muaj ishte gjysmak, raporton emisioni 038 i KTV-së.