VV: 500 ditë dështime të Komunës së Prishtinës

VV: 500 ditë dështime të Komunës së Prishtinës

Salie Gajtani Osmankaq Salie Gajtani Osmankaq 20 March 2019 11:49

Lëvizja Vetëvendosje e ka quajtur të dështuar periudhën 500 ditëshe të qeverisjes së Komunës nga kryetari i saj, Shpend Ahmeti.

Kështu ka thënë kryetari i Qendrës për Prishtinën në VV, Arben Vitia, i cili së bashku me deputeten e kësaj partie, Fitore Pacollin kanë mbajtur të mërkurën një konferencë shtypi në lidhje me punën e Komunës së Prishtinës, pjesë e së cilës deri para disa muajsh kanë qenë edhe ata vetë, transmeton Koha Ditore.

Sipas Vitisë, për këto dështime të Shpend Ahmetit flitet edhe në secilin nga raportet e organizatave monitoruese të Komunës së Prishtinës, por se një gjë e tillë lexohet edhe ne vetë raportet që i ka publikuar Komuna.

Vitia ka thënë se Ahmeti është treguar “i zoti në udhëtimet me aeroplanë që udhëtojnë me financim të Qeverisë”, po i dështuar në punën e Komunës.

Kurse, Fitore Pacolli ka thënë se Shpend Ahmeti ka dështuar të implementojë madje edhe një sërë projektesh, të cilat i ka pasur të gatshme nga mandati i parë, kur ka qeverisur nën petkun e VV-së, siç janë ata për çerdhet dhe shkollat në kryeqytet.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme