Arbëri

Inspektorati i Prishtinës pranon teknikisht 16 objekte të reja banimi, 21 të tjera i refuzon

Drejtoria e Inspektoratit nga Komuna e Prishtinës u ka dhënë dritën e gjelbër për përdorim 16 objekteve të reja, shumica kolektive, të ndërtuara pas lufte në kryeqytet.

Përderisa, 21 të tjerave ua ka refuzuar kërkesën për lejen e përdorimit të objekteve të ndërtuara, sepse nuk e kanë dorëzuar dokumentacionin e kërkuar. E janë edhe 20 objekte të tjera, të cilave po ashtu u janë refuzuar kërkesat për leje të përdorimit, sepse ndërtuesit e tyre nuk e kanë respektuar projektin që e kishin paraqitur në kohën e marrjes së lejes për ndërtim, shkruan sot Koha Ditore.

Këto të dhëna figurojnë në listat zyrtare të Komunës së Prishtinës, të cilat i ka siguruar “Koha Ditore” për lëndët e trajtuara rreth kërkesave për përdorim të objekteve të reja.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)