Arbëri

Nis puna në lagjen Arbëria ku deponia do të shndërrohet në park

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka njoftuar se sot ka nisur puna për parkun e ri për banorët e Arbërisë dhe Kodrës së Trimave.

“Sot ka filluar puna në parkun e ri në Arbëri. Pjesa që ka qenë deponi joformale do të kthehet në park të bukur me fusha sportive për banorët e Arbërisë dhe Kodrës së Trimave”, ka shkruar Ahmeti.

{gallery}

Qysh nga 2017-ta Ahmeti kishte paralajmëruar për këtë park, që thotë se që nga viti 2013 u gjet si deponi do të shndërrohet në park rekreativ-sportiv.

Lexo edhe: Ahmeti: Hapësira në lagjen Arbëria që përdorej si deponi ilegale do shndërrohet në park