Arbëri

Shkatërrohet instilacioni në Parkun e Qytetit në Prishtinë, pritet vendosja e kamerave atje

Instalacionet e vendosura në Parkun e Qytetit në Prishtinë për ditën ndërkombëtare për eliminimin e dhunës ndaj grave, janë dëmtuar.

Disa janë thyer, e në shumicën e tyre janë vjedhur poçet elektrike, raporton KTV.

Qytetarët thonë se parku dëmtohet vazhdimisht nga disa grupe.

Të shtunën, punëtorët e kompanisë “Hortikultura”, e cila mirëmban parkun, kanë larguar nga parku instilacionet.

Në një përgjigje me shkrim për KTV- në, drejtoresha e parqeve në Prishtinë, Fatime Hajdari, tha se instalacioni po hiqet, sepse është vandalizuar si shumë gjëra të tjera.

“Kemi dashur që disa ditë t’i largojmë, por për shkak të rrymës, na është dashur që të presim”, ka thënë Hajdari, sipas së cilës, për Parkun e Qytetit është një projekt i madh, ku parashihet monitorimi me kamera.