Mungesat e një pjese të Kuvendit të Prishtinës janë shpeshtuar, porse asnjë masë ndaj tyre nuk është ndërmarrë.
Ligji për Vetëqeverisjen Lokale precizon që me mungesat e këshilltarëve komunalë në mbledhjet e tre muajve radhazi, ata e humbin mandatin, në KK-në e Prishtinës kjo nuk ka ndodhur, megjithëse ka pasur raste kur këshilltarët kanë munguar edhe më shumë se tri herë radhazi, shkruan sot Koha Ditore.
E këtë gjë e konfirmon edhe vetë kryesuesi i KK-së, Agim Kuleta. Por, ai thotë se këshilltarët kanë dhënë arsyetimet e tyre për mungesat në mbledhje.
Përfaqësues të shoqërisë civile kanë tërhequr vërejtjen në lidhje me këtë gjë, duke thënë se vakuumi ligjor, ku nuk saktësohet se çfarë nënkuptohet me “arsyetime të justifikueshme”, ka bërë që këshilltarët e KK-së të mungojnë shumë herë nëpër mbledhje, por me gjithë këtë të mos e humbin mandatin.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)