Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, njofton se është duke vazhduar shqiptimi i gjobave për taksitë ilegalë në kryeqytet.
Ai thotë se inspekcioni, bashkë me Policinë e Kosovës, po vazhdojnë me aksion intensiv për të ndalur taksitë ilegale.

“Sot në disa pika statike dhe lëvizëse për ta lehtësuar komunikacionin. Aksioni do të vazhdojë deri në normalizimin e situatës”, shkruan Ahmeti në Facebook.

Ndërkaq, Drejtori i ri i Inspeksionit në komunën e Prishtinës, Adonis Tahiri, ka thënë se janë të përkushtuar në lirimin e hapësirave publike në kryeqytet, raporton Koha.net.
Tutje, ai ka treguar se nëse nuk e përfillin ligjin, shitësve do t’u konfiskohet malli dhe do të dënohen.

Adonis Tahiri, që sapo ka marrë detyrën e drejtorit të Inspeksionit në Komunën e Prishtinës, ka deklaruar se një ndër prioritet në mandatin tij do të jetë largimi i shitësve dhe taksive ilegalë që operojnë në kryeqytet.