Metro

INPO: Prishtina shpenzon 43% të buxhetit për investime kapitale, tejkalon shpenzimet për luks

INPO: Prishtina shpenzon 43% të buxhetit për investime kapitale, tejkalon shpenzimet për luks
 

Organizata INPO shpreh shqetësim ndaj realizimit të ulët të buxhetit për investime kapitale në komunën e Prishtinës. Sipas të dhënave del se kjo komunë i ka shpenzuar vetëm 43 për qind të buxhetit për investime kapitale, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

“INPO i bën thirrje publike kryetarit të komunës dhe Kuvendit Komunal që të bëjnë një analizë të hollësishme të arsyeve të mos shpenzimit të buxhetit në projektet kapitale dhe të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për përmirësimin e punës në realizimin e buxhetit”, thuhet në komunikatë, transmeton Koha.net.