Metro

Banka Botërore me mision identifikues të projekteve investive në Ujësjellësin e Prishtinës

Banka Botërore me mision identifikues të projekteve investive në Ujësjellësin e Prishtinës

Prishtinë, 17 janar – Përfaqësues të Bankës Botërore gjatë ditës së sotme qëndruan në Kompaninë Rajonale të Ujësjellësit ,, Prishtina ,, sha.

Sipas njoftimit për media, në takim morën pjesë Susanna Smets , specialiste për ujë dhe ujëra të zeza nga Banka Botërore , Bekim Imeri, specialist për zhvillim social, po ashtu nga Banka Botërore, si dhe kryeshefi ekzekutiv, Ilir Abdullahu me stafin e tij përcjellës.