Metro

Ahmeti: VV-ja është shndërruar në një PDK të re – Kurti është demagog

Ahmeti: VV-ja është shndërruar në një PDK të re – Kurti është demagog
 

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, i cili sot qëndroi në Bruksel në kuadër të dialogut me Serbinë si pjesë e ekipit shtetëror, ka thënë se akuza që ish-partia e tij, Vetëvendosja, po ia bën atij për keqpërdorim të 500 mijë eurove në lidhje me tenderin e qumështit për nxënësit e Prishtinës nuk qëndron, pasi çmimi me të cilin Prishtina e blen qumështin ka koston më të lirë të prodhimit dhe larg ofertave tjera.

Madje, Ahmeti thotë se këtë e di edhe VV-ja, ndërsa shton se çmimi i tenderit të parë nuk ka mundur të vazhdojë.