Arbëri

VV-ja po e akuzon Shpend Ahmetin për keqpërdorim të 500 mijë eurove

Kërcënimeve për padi për shpifje të Shpend Ahmetit, Lëvizja Vetëvendosje u është përgjigjur me një kallëzim penal.

Pasi ngritën dyshimet për keqpërdorime në tenderin për furnizim me qumësht për shkollat fillore, dega e Vetëvendosjes në Prishtinë i është drejtuar Prokurorisë Themelore të Prishtinës, raporton KTV.

Aktivisti Valdrin Ahmeti, pasi dorëzoi kallëzimin, shpalosi edhe detajet e pretendimeve të tyre.

Sipas Ahmetit, fituesi i tenderit për vitin 2018, kompania “Abrazen” për pronar faktik ka vëllezërit Devolli, derisa ka kërkuar përgjigje nga kryetari Ahmeti për arsyet pse, sipas tij, e ka shpërblyer këtë kompani.

Kallëzimi vjen pas akuzave për tenderin e njëjtë, të bëra javën e kaluar nga këshilltari komunal i Vetëvendosjes në Komunën e Prishtinës, Eman Rrahmani, i cili tenderin e quajti një skemë kriminale.