Metro

VV ngre dyshime se kryetari Ahmeti ka bërë dallavere në tenderin e qumështit për fëmijët

VV ngre dyshime se kryetari Ahmeti ka bërë dallavere në tenderin e qumështit për fëmijët

Lëvizja Vetëvendosje ka akuzuar Komunën e Prishtinës, që udhëhiqet nga ish-anëtari i tyre, Shpend Ahmeti, për keqpërdorime në tenderin me qumësht për fëmijë.

Asamblisti i VV-së në Komunën e Prishtinës, Eman Rrahmani, në një konferencë për media, ka thënë se në periudhën 2014-2015, në tenderin për qumësht për klasat e I-V, oferta për një qumësht të vogël ka qenë 10 cent ndërsa fitues i këtij tenderi ka qenë “Devolli group” Sh.P.K, me qumështin VITA dhe vlera e përgjithshme e kontratës ka qenë 200.000 EUR.