Arbëri

100 kontejnerë të plastikës u dogjën për një vit në Prishtinë

Mbi 100 kontejnerë të plastikës janë djegur nëpër vende të ndryshme të kryeqytetit brenda një viti.

Këtë e ka konfirmuar për “Kohën Ditore” kryeshefi në detyrë i ndërmarrjes “Pastrimi”, Feim Salihu, i cili thotë se qytetarët duhet të jenë më të vëmendshëm, në mënyrë që të mos ndodhin këto incidente. Por se, sipas tij, edhe Komuna duhet të shtojë kontrollin dhe masat ndëshkuese ndaj kryerësve të veprave, meqë problemi po shkon duke u rritur.

Në anën tjetër, zyrtarë të Komunës së Prishtinës bëjnë të ditur se vetëm gjatë këtij sezoni të dimrit janë djegur 40 kontejnerë të plastikës gjithandej qytetit. Ndërkaq vlera e dëmeve për këta kontejnerë arrin në 10 mijë euro, shkruan sot Koha Ditore.

Komuna ka paralajmëruar shtim të kontrollit nga ana e inspektorëve dhe gjoba për ata që shkaktojnë djegien e kontejnerëve në kryeqytet.

(Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)