Metro

“Blej shqip” në Prishtinë “s’ia deshi” as në Ditën e Flamurit

“Blej shqip” në Prishtinë “s’ia deshi” as në Ditën e Flamurit
 

Drande Wjlli nga fshati Joban i Shkodrës, që kishte një tezgë në panairin “Blej shqip”, në Prishtinë, dje në vend se të ftonte myshterinjtë të blinin prodhimet e saj që i kishte sjellë prej andej, ka hedhur valle. Qysh të hënën ajo ka bërë gati punëdoret e saj. I ka paketuar veshjet tradicionale, mbulesat për tavolina e produkte të tjera që i ka punuar me vek. I janë dashur nja katër orë për të arritur në Prishtinë. Në ditën e dytë të Panairit është munduar që me vallëzim t’i bëjë konkurrencë stresit.

“Nuk e kemi nxjerrë as rrugën”, ka thënë prerazi ajo. Sipas saj, nga viti në vit interesimi për të blerë veshje me elemente kombëtare është duke rënë.