Arbëri

VV: Ahmeti dështoi në realizimin e premtimit për çerdhet

Qendra në Prishtinë e Lëvizjes Vetëvendosje ka akuzuar të mërkurën kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti, se ka dështuar të zbatojë projektet për ndërtimin e çerdheve me bazë në komunitet, në kryeqytet.

Në këtë mënyrë ai ka mashtruar qytetarët dhe votuesit e Prishtinës, prandaj qytetarët nuk do të durojnë një këso lloj qeverisjeje, kanë thënë të mërkurën në një konferencë për shtyp dy anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje, në Kuvendit Komunal të Prishtinës, Leonora Shabani-Bajraktari dhe Eman Rrahmani, shkruan sot Koha Ditore.

Shabani-Bajraktari ka thënë se gjatë fushatës për zgjedhjet lokale për Prishtinën kryetari Ahmeti premtonte se Komuna do të vazhdojë me zgjerimin e çerdheve me kosto të përballueshme në qytet.

Lagjet me prioritet, ai thoshte se, janë Kalabria, Veterniku, Kolovica dhe Bardhoshi, duke shtuar se po ashtu do të bëjë hapjen e çerdheve të reja edhe në lagjet e tjera, kudo që të gjente objekte më të përshtatshme, ka thënë Shabani-Bajraktari.\Salie Gajtani-Osmankaq.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)