Vendosen parmak te Mensa e Studentëve

Vendosen parmak te Mensa e Studentëve

10 November 2018 09:36

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka njoftuar se janë vendosur grilat ndaluese te Mensa e Studentëve, aty ku shpesh herë ndodhin aksidente të shumta.

Ka thënë se rregullat duhet të respektohen edhe nga këmbësorët e edhe nga vozitësit.

“Edhe këmbësorët, edhe vozitësit, duhet të respektojnë rregullat dhe shenjat e komunikacionit. Në udhëkryqin pranë Qendrës së Studentëve, shpesh janë shkaktuar aksidente si pasojë e kalimit të rrugës në vend të gabuar. Tani kemi vendosur grilat ndaluese, ashtu që këmbësorët ta kalojnë rrugën vetëm ne vendkalimet e dedikuara për ta”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.

Të njëjtin postim, e ka publikuar edhe zëdhënësi i Komunës së Prishtinës, Adonis Tahiri.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme