Boksieri prizrenas Armend Xhoxhaj do të boksojë më 27 prill në Nuernberg të Gjermanisë kundër turkut Huseyin Cinkara në një meç eliminator për titull të botës në versionin IBF në kategorinë kruzer, raporton “Boxen1.com”.
Xhoxhaj në ringun profesionist ka 18 fitore e tri humbje. Huseyin Cinkara i ka 21 fitore nga po aq meçe, prej tyre 17 me nokaut.
“Rasti për t’u bërë numër një në versionin IBF është motivim i madh. Huseyin Cinkara është një boksier me përvojë, që është shumë më gjatë në boks profesionist sesa unë. Duhet të boksoj me mençuri dhe të fitoj”, ka thënë Xhoxhaj.
E Cinkara ka thënë se ka pritur gjatë këtë rast.
“Jam i lumtur që Armend Xhoxhaj ka pranuar këtë sfidë. Armendi është një sportist i mirë, që ka qëndruar tashmë në ring me boksierë të fortë. Do të jetë një meç i madh dhe atmosferë e zjarrtë”, ka thënë Cinkara.
-
Xhoxhaj ndalet në rund të dytë në meçin eliminator për titull bote
-
Xhoxhaj mbron titullin e kampionit evropian
-
Xhoxhaj mposht Alievin, mbron titullin e Evropës në kategorinë e rëndë
-
Armend Xhoxhaj dhe një kuban do ta kërkojnë normën olimpike për Kosovën në boks
-
Prenga gati për meçin e karrierës me Joshuan