Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Luftarake

Sot Evropiani i xhudos, Kosova kërkon medaljen

Xhudo

Tashmë ka nisur Kampionati Evropian i xhudos. Në Tbilisi të Gjeorgjisë garojnë 400 xhudistë nga 46 vende të ndryshme.

Në mesin e tyre janë natyrisht edhe xhudistët e Kosovës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sot e para në tatami del Fatjona Kasapi në kategorinë deri 52 kilogramë.

Pas saj garon Erza Muminoviq në 48 kg.

Distria Krasniqi, si bartëse e parë në 52 kg, është e lirë në xhiron e parë dhe fillon garimin prej xhiros së dytë.

Të premten garojnë edhe Laura Fazliu, Akil Gjakova e Dardan Cena.

Erza lëshon fitoren nga dora

16 min. më parë / 16 pri 2026 09:36
Erza Muminoviq

Erza Muminoviq ishte duke udhëhequr me uazari, por në sekondat e fundit e humbi luftën e xhiros së parë të kategorisë deri 48 kg. 

Ajo pësoi me Ippon, tre sekonda para fundit, ndonëse  nuk dukej e rrezikuar. Ndaj saj fitoi Shafag Hamidova e Azerbajxhanit.

Fillim i mbarë, Kasapi fiton ndaj xhudistes bullgare

50 min. më parë / 16 pri 2026 09:03
Fatjona Kasapi

Kampionati Evropian ka nisur mbarë për xhudistet kosovare.

Në xhiron e parë të kategorisë deri 52 kilogramë, Fatjona Kasapi ka fituar ndaj bullgares Gabriela Dimitrova.

Fatjona ka dominuar plotësisht, ndërsa fitoi me “Yuko”.