Lëvizja Vetëvendosje do të garojë me sloganin “Bashkë Qeverisim” në zgjedhjet lokale të 17 tetorit. Kjo u bë e ditur përmes një njoftimi në Facebook nga kjo parti.
Slogani i Vetëvendosjes lidhet me faktin që fituan bindshëm zgjedhjet parlamentare më 14 shkurt, teksa kërkojnë ta përsërisin suksesin e njëjtë edhe në komuna.
“Bashkë Qeverisim drejt zhvillimit, drejtësisë dhe mirëqenies për të gjithë. Bashkë Qeverisim sepse punën që e filluam me qeverinë po e vazhdojmë me komunat, sepse kryeministrin që e kemi në qendër e kemi në secilin pjesë të vendit me ju e pranë kandidatëve tanë që garojnë në këto zgjedhje. Për qeverisjen lokale me program modernizues, të ndershëm e humanist që ju do e jetësoni duke mbështetur kandidatë tanë me 17 tetor! 144 është numri i komunës, 144 është numri i Bashkë Qeverisjes!”, thuhet në njoftim.
Vetëvendosje aktualisht udhëheq në tri komuna, Prizren, Mitrovicë dhe Podujevë.
Bashkë Qeverisim drejt zhvillimit, drejtësisë dhe mirëqenies për të gjithë. Bashkë Qeverisim sepse punën që e filluam me...
Posted by Lëvizja VETËVENDOSJE! on Sunday, September 19, 2021
-
Sot nis zyrtarisht fushata për balotazhin
-
VV-ja nis fushatën, Kurti: Ka ardhur koha që qeverisja e mirë të shtrihet edhe në komuna
-
Kurti kthen fokusin kah zgjedhjet komunale
-
Kronika Zgjedhore/ VV-ja premton nga Prizreni gjelbërim dhe shteg për çiklistë
-
Vetëvendosje shpall zgjedhjet e brendshme për kandidatë për kryetarë të komunave