Lokalet 2021

Kronikë zgjedhore Haradinaj: Me kryetarët e Aleancës komunat bëhen më të jetueshme

 

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, përmes një videomesazhi në Facebook ka bërë thirrje që të votohen kandidatët e kësaj partie që garojnë në pesë komuna. Ai ka thënë se AAK-ja i ka kandidatët më të mirë. Derisa Smajl Latifi ka prezantuar edhe një projekt tjetër për Rahovecin

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës këtë të mërkurë ka vizituar Komunën e Klinës dhe kandidatin për kryetar Zenun Elezaj. Haradinaj, i cili ka shpërndarë disa foto në rrjetin social Facebook, ka thënë se Klina është e sigurt për 14 nëntor.

“Klina e sigurt për 14 nëntor. Të gjithë për kryetarin Zenun Elezaj – 121”, ka shkruar Haradinaj.