Lokalet 2021

Kronika Zgjedhore/ Daut Haradinaj përmbyll fushatën me ecje nëpër Prishtinë

Së bashku me kandidatët për asamble, ai e ka përshkuar në këmbë shtegun nga sheshi “Ibrahim Rugova”, deri te monumenti i “Newbornit”
 

Në ditën e fundit të fushatës, kandidati i AAK-së për kryeqytetin, Daut Haradinaj, ka organizuar ecje nga sheshi “Ibrahim Rugova” e deri te monumenti “Newborn”. Aty ai u takua edhe me një grup 18-vjeçarësh që do të votojnë për herë të parë. E mbështetje kandidatë të tjerë kanë marrë nga kreu i partisë, Ramush Haradinaj. Në përkrahje të kandidatit për Podujevën, Besnik Tahiri, ai i ftoi qytetarët që të votojnë për të

Me ecje e ka përmbyllur ditën e fundit të fushatës kandidati për Prishtinën, Daut Haradinaj.

Së bashku me kandidatët për asamble, ai e ka përshkuar në këmbë shtegun nga sheshi “Ibrahim Rugova”, deri te monumenti i “Newbornit”.