Lokalet 2021

Tri partitë më të mëdha u gjobitën për parregullsi gjatë fushatës

 

Fushata 30-ditore për zgjedhjet e së dielës është vlerësuar nga shoqëria civile si e qetë dhe me gjuhë më të butë ndërmjet partive dhe kandidatëve. Sipas Lëvizjes FOL, kandidatët janë fokusuar më shumë në shpalosjen e programeve. Mirëpo, për parregullsi gjatë fushatës tri partitë politike më të mëdha janë gjobitur me mijëra euro.

15 ankesa nga subjektet politike kanë shkuar në adresë të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) gjatë fushatës për zgjedhjet lokale të së dielës.

12 prej ankesave për parregullsi gjatë fushatës janë vendosur, ndërsa tri të tilla janë në procedurë të shqyrtimit.