Lokalet 2021

Kronika Zgjedhore/ Adnan Rrustemi në Lipjan premton digjitalizim të arsimit

Kandidati i LVV-së për kryetar të Lipjanit, Adnan Rrustemi, u ka premtuar qytetarëve depolitizim të arsimit. Rrustemi ka thënë se bashkë me ekipin e tij do të punojnë për rritjen e cilësisë në arsim. E një nga mënyrat, sipas tij, është futja e teknologjisë në shkolla, si dhe digjitalizimi i tyre
 

Mytaher Haskuka në Prizren duke e kërkuar edhe një mandat tjetër në Prizren ka paraqitur projektet e tij. E në Lipjan Adnan Rrustemi ka premtuar kabinete të reja në shkolla, si dhe digjitalizim të tyre. Në kuadër të fushatës zgjedhore në Podujevë, Shpejtim Bulliqi ka përuruar një projekt të ndriçimit publik

Prishtinë, 11 tetor- Kandidati i LVV-së për kryetar të Lipjanit, Adnan Rrustemi, përmes një videoadresimi në Facebook, u ka premtuar qytetarëve depolitizim të arsimit. Rrustemi ka thënë se bashkë me ekipin e tij do të punojnë për rritjen e cilësisë në arsim. E një nga mënyrat, sipas tij, është futja e teknologjisë në shkolla, si dhe digjitalizimi i tyre.

“Ne zotohemi se do të bëjmë depolitizimin e arsimit, duke përfshirë shoqërinë civile e Këshillin e Prindërve gjatë zgjedhjes së drejtorëve të shkollave. Shumica dërrmuese e shkollave tona nuk kanë kabinete, ne synojmë të pajisim të gjitha shkollat me kabinete, biblioteka e salla leximi”, ka thënë Rrustemi.