Mbështetje për ndërmarrësit në Podujevë ka premtuar Besnik Tahiri, kandidati i AAK-së për këtë komunë. E Ardian Gjini, kandidat për Gjakovën, është zotuar për ndërtim të kanalizimit e ndriçimit. Premtime për hapësira të gjelbra janë dhënë ndërkaq nga kandidatët në Rahovec e Klinë.
Me premtime AAK-ja e ka vazhduar edhe ditën e 15-të të fushatës për zgjedhjet lokale të 17 tetorit.
Kandidati i AAK-së për Podujevën, Besnik Tahiri, teksa i është referuar programit të tij, është zotuar se do t’u dalë krah të gjithë ndërmarrësve në këtë komunë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Me programin zhvillimor ‘Podujeva 2025’, secili njeri, ndërmarrës, person i cili është duke gjeneruar punësimin, do të jetë afër meje. Unë do të jem afër tij, do të jem krahu i tij. Gjendjen aktuale, ku aplikohen politika të paqarta e financime të copëzuara do ta ndryshojmë, duke promovuar dhe mbështetur me masa stimuluese bizneset që eksportojnë prodhimet vendëse”, ka deklaruar Tahiri.
Rregullim të kanalizimit e ndriçimit ka premtuar ndërkaq kandidati për Gjakovën, Ardian Gjini.
E Bashkim Ramosaj, kandidat për Deçanin, fushatën e ka vazhduar me video.
Ndërsa kandidati për Prishtinën, Daut Haradinaj, në takim me banorët e rrugës “Muharrem Fejza”, me ç’rast nuk u respektuan rregullat anti-COVID, u ka premtuar atyre se brenda gjashtë muajsh do të formojë komisionin për verifikimin e objekteve dhe pranimin teknik.
E ndërtim të parqeve nëpër çdo fshat ka premtuar kandidati për Klinën, Zenun Elezaj. Ai ka shkruar se krijimi i hapësirave të gjelbra, rekreative e sportive është një nga prioritet e tyre.
Hapësira të gjelbra ka premtuar edhe Smajl Latifi, kandidat për Rahovecin.
Ai ka thënë se do të punojë për eliminimin e deponive ilegale të mbeturinave dhe do t’i zëvendësojë ato me hapësira të gjelbra.