Lokalet 2021

BE: Zgjedhjet e tetorit do të monitorohen në çdo pjesë të Kosovës, përfshirë veriun

Zgjedhjet lokale të 17 tetorit do të vëzhgohen nga Misioni i Vëzhgimit të Zgjedhjeve nga Bashkimi Evropian në Kosovë me rreth 100 vëzhgues.

Ani pse në veri situata mbetet e tensionuar, Lukas Mandl, shefi i Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve nga Bashkimi Evropian, theksoi se zgjedhjet do të vëzhgohen në çdo cep të Kosovës, edhe në veri.

“Ne do të vëzhgojmë edhe fushatën zgjedhore, por ajo që është më e rëndësishme, është se vëmendje do t’i japim çdo vendi në Kosovë, përfshirë edhe veriut të Kosovës”, tha ai.

Eurodeputeti austriak, Mandl tha se risi sivjet në këtë proces edhe vëzhgimi i rrjeteve sociale në fushatë dhe në ditën e zgjedhjeve.

Deputeti në Bashkimin Evropian nga Austria, Mandl theksoi në një konferencë për media se risi sivjet në këtë proces zgjedhor, është edhe vëzhgimi i rrjeteve sociale në fushatë edhe në ditën e zgjedhjeve nga ekspertë të fushës.

“Misioni ynë i vëzhgimit të zgjedhjeve ngërthen në vete vëzhgimin e proceseve para, gjatë dhe pas zgjedhjeve. Kjo do të thotë që ne po ashtu vëzhgojmë edhe fushatën zgjedhore të kryetar nga kandidatët dhe partitë politike… Krahas saj kemi edhe një risi për Kosovën nga ana Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të BE-së, që për herë të parë kemi edhe analistë të mediave sociale ose pesë ekspertë, të cilët për së afërmi do të përcjellin zhvillimet në rrjetet sociale të mediave sociale lidhur me këto zgjedhje”, tha ai. /KSP