Lokalet 2021

Kronika zgjedhore / LVV-ja synon të zhvillojë turizmin rural në Dragash

Kaltrina Salihu, kandidate e VV-së për kryetare të Dragashit
 

Me distancë e me maska është realizuar takimi i kandidates për kryetare te Komunës se Dragashit me banorët e fshatit Pllajnik. Ajo u ka premtuar atyre zgjidhje të problemeve me mbeturina, infrastrukturë e prona

Zhvillimi i turizmit rural në Komunën e Dragashit është njëri nga zotimet që banorët e fshatit Pllajnik morën nga kandidatja për kryetare të kësaj komune. Kaltrina Salihu, e cila është kandidate për kryetare të Dragashit nga Lista Guxo e Lëvizja Vetëvendosje, këtë të martë është takuar me banorë të fshatit me të thellë të Dragashit.

Ajo ka biseduar për rreth 1 orë me banorë të këtij fshati, ku edhe kanë vizituar vendet dhe problemet që sipas tyre, përballen tash e shumë vjet.