Lokalet 2021

Kronika zgjedhore / Kandidatët e AAK-së premtojnë spitale e vende të reja pune

Fushatën digjitale dhe pa tubime me qytetarët e ka vazhduar kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj
 

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka dalë në mbështetje të kandidatit të tij për Klinën, Zenun Elezaj. Duke e quajtur njeri të vlerave, ai u ka bërë thirrje qytetarëve që ta votojnë edhe për një mandat. Edhe kandidatë të tjerë të AAK-së kanë vazhduar fushatën e tyre elektorale me premtime për prioritete, si shëndetësia e krijimi i vendeve të reja të punës

Fushatën digjitale dhe pa tubime me qytetarët e ka vazhduar kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj. Ai këtë të hënë ka vizituar kandidatin për Klinën, Zenun Elezaj, të cilit i ka ofruar mbështetje.

Haradinaj ka lavdëruar punën e deritanishme të Elezajt dhe ka bërë thirrje për votim të tij edhe për një mandat.