Lifestyle

Zbulim shpresëdhënës, antibiotiku i zbuluar 80 vjet më parë tregohet efikas kundër baktereve rezistente

Një antibiotik 80-vjeçar, i cili ishte neglizhuar, mund të ofrojë mbrojtje kundër infeksioneve bakteriale që janë rezitente ndaj shumë ilaçeve, është thënë në një hulumtim, raporton “The Independent”.

Zbulimi mund të ofrojë një mënyrë të re për të luftuar infeksionet që janë të vështira të trajtohen dhe që potencialisht janë fatale, thonë ekspertët.

Nourseothricini, një produkt natyral i prodhuar nga kërpudhat e tokës, përmban forma të shumta të një molekule komplekse të quajtur streptothricin.

Kur ishte zbuluar në vitet 1940-ta kishte pasur shpresa të mëdha për t’i luftuar bakteret gram-negativ (rezistente ndaj shumë ilaçeve), që, për shkak të mbrojtjes së jashtme të trashë, janë veçanërisht të vështira të mbyten nga antibiotikët.

Mirëpo, nourseothricini ishte toksike për veshkat, dhe u ndalua zhvillimi i saj.

Por, tash hulumtuesit sugjerojnë se një pastrim më i mirë, kapërcen shqetësimet fillestare për këtë çështje.

Rritja e infeksioneve bakteriale që janë rezistente ndaj antibiotikëve ka nxitur kërkimet për antibiotikë të rinj, duke shtyrë James Kirbyn e Shkollës Mjekësore të Havardit dhe kolegët e tij që të shikojnë sërish te nourseothricina.

Studimet fillestare të produktit ishin goditur nga pastrimi jo i plotë i streptothricinave.

Megjithatë, sipas hulumtimeve më të fundiut, forma të ndryshme kanë toksicitet të ndryshëm me një, streptothricinë-F, dukshëm më pak toksike, por ende shumë aktive kundër patogjenëve bashkëkohorë që janë rezistentë ndaj shumë ilaçeve.

Në studimin e ri, studiuesit karakterizian veprimin antibaktierial, toksicitetin dhe mekanizmin e veprimit të formave shumë të pastruara të dy streptothricinave të ndryshme, D dhe F.

Ndërsa forma D ishte më e fuqishme se forma E kundër enterobakterve rezistente ndaj ilaçeve, ishte toksike për veshkat në një dozë të vogël, është thënë në studim.

“Bazuar në aktivitetin unik, premtues, ne besojmë se streptothricina meriton ekspertim të mëtutjeshëm paraklinik si një terapi potenciale për trajtimin e patogjenëve gram-negativë rezistentë ndaj shumë ilaçeve”, ka thënë doktori Kirby.