Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

“Zara” kërkon falje për imazhet që u krahasuan me viktimat në Gaza

Brendi i njohur i veshjeve “Zara” ka bërë një kampanjë të marketingut ku shihen modelet duke pozuar pranë skulpturave që njerëzit i kanë krahasuar me pamjet e viktimave në Gaza.

“Zara” ka lëshuar një deklaratë përmes së cilës ka thënë se është keqkuptuar koncepti i kampanjës. Në këtë deklaratë thuhet se kampanja e tyre u mendua në korrik dhe u realizua në shtator, raporton BBC.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Më 7 tetor, Hamasi nisi një sulm ndaj Izraelit, duke vrarë 1200 njerëz. Izraeli nisi sulme hakmarrëse ndaj Gazës, për të cilat ministria e shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi në territor thotë se ka vrarë rreth 18,200 njerëz.

Por “Zara” tha se fushata paraqiti një seri imazhesh të skulpturave të papërfunduara në një studio skulptori dhe u krijua me të vetmin qëllim të paraqitjes së veshjeve artizanale në një kontekst artistik.

“Për fat të keq, disa klientë u ndien të ofenduar nga këto imazhe, të cilat tani janë hequr, dhe panë në to diçka larg asaj që ishte menduar kur u krijuan. ‘Zara’ pendohet për këtë keqkuptim dhe ne riafirmojmë respektin tonë të thellë ndaj gjithsecilit”, thuhet në deklaratën e “Zaras”.

Fushata e quajtur “The Jacket”, e cila u publikua në të gjitha platformat e mediave sociale të brendit, përmban koleksionin “Zara Atelier” modeluar nga Kristen McMenamy. Fushata tregon se McMenamy bëri modelimin e rrobave mes mbeturinave me ngjyrë të bardhë, rrënojave dhe, më e goditura, manekinëve që janë mbështjellë plotësisht me mbulesa të bardha të ngjashme me ato që përdoren për të mbështjellë trupat e vdekur në Gaza.

Për këtë kampanjë brendi u akuzua ashpër nga ndjekësit, fansat dhe njohësit e modës. Si pasojë brendi mori 110 ankesa tek autoritet që mbikëqyrin reklamat në Britani të Madhe.

“Ankuesit argumentojnë se imazhet i referohen konfliktit aktual Izrael-Hamas dhe është ofenduese”, ka thënë një zëdhënës nga ky institucion mbikëqyrës i reklamave.

Image

Sipas firmës së inteligjencës së medias CARMA, firma vuri re se pas publikimit të reklamës opinionet pozitive që njerëzit kishin për “Zaran” po bien në 76.4% negative dhe vetëm 4.2% pozitive.

Përpara incidentit, “Zara” kishte 31.6% pikëpamje pozitive dhe 13.6% negative. Ndrërsa 54.8% e pikëpamjeve ishin neutrale, sipas CARMA.

Disa nga dyqanet e "Zaras" gjithandej botës janë dëmtuar dhe janë mbushur me mbishkrime si shenjë proteste për kampanjën e realizuar.

Image