Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Yndyrat e shëndetshme thelbësore për personat që ushtrojnë

Foto: AP/Associated Press

Yndyrat e pangopura mund të ndihmojnë në uljen e inflamacionit dhe sigurimin e kalorive të duhura.

Derisa yndyra është karburanti primar për ushtrimet fizike, ne kemi mjaftueshëm yndyrë të ruajtura në trup për të na furnizuar edhe gjatë stërvitjeve më të gjata.

Sidoqoftë konsumimi i yndyrave të shëndetshme të pangopura, ndihmon në sigurimin e acideve yndyrore që janë thelbësore për organizmin, dhe kalorive të cilat ndihmojnë për t’ju mbajtur në lëvizje.

Opsione të shëndetshme për yndyra të pangopura janë:

Arroret

Edhe Roli i yndyrave në organizëm Lifestyle Roli i yndyrave në organizëm

Farat

Avokado

Ullinjtë

Vajrat e ndryshme, si vaji i ullirit, kikirikut, peshkut etj.

Kur vjen puna e ngrënies para dhe pas ushtrimeve fizike, është me rëndësi të arrihet balancimi i duhur i karbohidrateve dhe proteinave.

Edhe Ushqimet më të pasura me yndyra të shëndetshme Lifestyle Ushqimet më të pasura me yndyra të shëndetshme

Ushqimet para stërvitjes që i kombinojnë karbohidratet me proteina, mund t’iu bëjnë të ndiheni më energjik, sesa ushqimet e shpejta të cilat përmbajnë sheqerna dhe sasi të madhe të yndyrës jo të shëndetshme.

Prandaj mundohuni ta furnizoni frigoriferin tuaj dhe çantën e palestrës me produkte të thjeshta, por thelbësore për një organizëm të shëndetshëm. Ato janë, banania, manaferrat, rrushi dhe portokalli.

Bananet janë të mbushura me kalium dhe magnez, që janë lëndë ushqyese të rëndësishme për t’u konsumuar në baza ditore.

Ngrënia e një bananeje mund të ndihmojë në rimbushjen e këtyre mineraleve, ndërsa i siguron trupit edhe sheqerna natyrale të cilat ju furnizojnë me energji gjatë ushtrimeve. Për më shumë proteina, bananen mund ta shijoni me një porcion të gjalpit të kikirikut.

Edhe Djegia e depozitave dhjamore në trup luftohet po me yndyrë Lifestyle Djegia e depozitave dhjamore në trup luftohet po me yndyrë

Ndërkaq frutat tjera të lartpërmendura janë të mbushura me vitamina, minerale dhe ujë. Të gjitha këto janë të lehta për zorrët, ju mbushin shpejtë me energji si dhe ju ndihmojnë të qëndroni të hidratuar.

Merreni në konsideratë që t’i përdorni ato të shoqëruara edhe me kos, për ta shtuar sasinë e proteinave.