Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Xhinxheri dhe mente përshpejtojnë rënien në peshë

Shumë njerëzve u duhet të përshpejtojnë metabolizmin, prandaj kanë vështirësi të humbin peshë, pavarësisht dietave. Duke pasur një metabolizëm të ngadaltë, djegin më pak kalori se normalisht dhe prandaj shëndoshen më lehtësisht.

Pija me xhinxher dhe mente ndihmon në përshpejtimin e metabolizmit dhe për rrjedhojë rënien në peshë.

Këto janë shenjat e një metabolizmi të ngadaltë:

Shëndoshemi lehtësisht

Pavarësisht dietave e kemi të vështirë të humbim peshë

Edhe Pije me çaj jeshil për një dobësim të lehtë Lifestyle Pije me çaj jeshil për një dobësim të lehtë

Tentojmë të mbledhim dhjam rreth belit

Jemi njerëz të ftohtë

Ndjehemi shpesh të lodhur

Mezi zgjohemi në mëngjes

Tretja jonë është e ngadaltë dhe e rëndë

Mund të kemi tendencën e kapsllëkut

Receta e xhinxherit dhe mentes

Për të përgatitur këtë pije ju duhet mente e freskët, një degë, një copë xhinxher i freskët, ose 6 gr xhinxher pluhur, 1 litër ujë dhe stevia për ta ëmbëlsuar.

Edhe Humbni peshë duke ndjekur dietën me bazë xhinxheri Lifestyle Humbni peshë duke ndjekur dietën me bazë xhinxheri

Përgatitja:

Mjafton ti kalosh në frulator të gjithë këta përbërës dhe më pas e filtrojmë. Mund të pihet e ngrohtë ose e ftohtë. Për të dhënë efektet duhet ta konsumojmë larg vakteve, sidomos në mëngjes esëll. Në këtë mënyrë e nisim ditën me energji dhe gati për të djegur kalori.