Vrapimi për vetëm 10 minuta në ditë mund të ulë rrezikun e sëmundjeve të zemrës për të rriturit e moshës mbi 60-vjeç me 6 për qind, tregon një studim i ri.
Studiuesit thonë se vrapimi i moderuar ulë biomarkuesit në gjak që tregonin inflamacion, mpiksjen e gjakut dhe kolesterolin - të gjitha këto ngrenë rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare.
Kjo u gjet të jetë veçanërisht e vërtetë për gratë. Vrapimi ul rrezikun e tyre gati dy herë më shumë se meshkujt, transmeton KP.
Ekipi thotë se studimi i tyre, i udhëhequr nga Universiteti i Bristolit, tregon se çelësi për zvogëlimin e rrezikut të sëmundjeve të zemrës - vrasësi numër një në çdo vend duke përfshirë SHBA - është përmirësimi i funksionit të enëve të gjakut.
-
Ecja e shpejtë për 15 minuta në ditë mund të zëvendësojë kohën e kaluar në palestër
-
Studimi: Katër minuta aktivitet intensiv në ditë pozitive për shëndetin e zemrës te gratë
-
Vrapi ju zgjat jetën, s’ka rëndësi sa dhe si
-
Mjafton vetëm një minutë vrapim për shëndetin e mirë të kockave
-
Një orë vrapim zgjat jetën për 7 orë