Ka ardhur koha të heqësh dorë nga xixat këtë sezon dhe t’i thuash ‘bye-bye’ stilit boho apo jo? Të gjithë e dimë që vitet ‘70 vijojnë të jenë trend këto vjetët e fundit me shumë detaje, por në sezonin e fundit të modës ky trend ka nisur të zbehet.
Elitë në stilin e kësaj pranvere do të jenë disa elemente që kanë dominuar në disa vite më vonë. Dihet që moda rrotullohet, është koha për një ndalesë tjetër – në vitet ‘80, transmeton Express në KTV.
Janë kthyer në modë më shumë se asnjëherë më parë. Shumë prej stileve të atyre viteve do t’i gjesh rëndom në fashionistat e njohura. Shumë propozime nga vitet ’80 i kanë sjellë në pasarela edhe emra të njohur të modës si marka “Saint Laurent”.
Nëse mendon se të jesh në vitet 80-të kërkon më shumë guxim, shiko këto propozime dhe me siguri, diku do ta gjesh veten.
Printet gjeometrike
Bluzat me frudha
Getat rrjetë (ose me motive)
Çizmet çorape
Syzet me ngjyra
Palltot e lëkurës
Fundet me pala korrenti
Xhinset e mamit (të gjera, vintage)
Supet e fortë (me sfungjer, të theksuar)