Pronari i një restoranti në Itali, i njohur edhe si “babai i Tiramisus”, Ado Campeol, ka vdekur në moshën 93-vjeçare.
Campeol ishte pronar i restorantit “Alle Beccherie”, një restorant ky në veri të Italisë, aty ku edhe u zbulua embëlsira e famshme nga bashkëshortja e tij dhe shefi i kuzhinës.
Deserti i cili përmban biskota të lyera me kafe dhe djath maskarpone, ishte shtuar në menynë e restorantit në vitin 1972, mirëpo asnjëherë nuk ishte patentuar nga familja.
Që atëherë, ky lloj i ëmbëlsirës është bërë pjesë e pandashme e kuzhinës italine, e adaptuar nga shefat e kuzhinave në mbarë botën.
Deri më tani ka pasur mosmarrëveshje të gjata lidhur me origjinën e tiramisus, përfshirë deklaratat se ajo ishte shërbyer si një afrodiziak në një bordello në qytetin verior italian të Trevisios.
Mirëpo pavarësisht kësaj, në mbarë botën është pranuar ideja se receta e Tiramisus është zhvilluar në restorantin e Campeolit.
Edhe
Në Itali nuk ka pushim të barabartë prindëror, baballarët sfidojnë përmes internetit
Restoranti “Alle Beccherie” ishte hapur nga familja Campeol në vitin 1939. Sipas shpikësit të desertit, shefi Roberto Linguanotto, ëmbëlsira ishte rezultat i një incidenti në përpjekje për të bërë akullore me vanilla.
Linguanotto hodhi pak djathë maskarpone në një tas me vezë dhe sheqer dhe pasi vuri re shijen e këndshme të përzierjes, ia bëri me dije edhe gruas së Campeol, Alba.
Dyshja më pas e përsosi ëmbëlsirën duke shtuar biskota sfungjeri të lagur me kafe, duke e spërkatur me kakao dhe duke e quajtur "Tireme Sù" që në shqip përkthehet “Më merr”.