Është e gatshme vaksina e parë ruse kundër koronavirusit, kanë njoftuar të martën mediat e Rusisë. Vaksinën e kanë përgatitur ekspertët ushtarakë dhe shkencëtarët e Institutit Nacional për Epidemiologji dhe Mikrobiologji.
Zëvendësministri i Mbrojtjes i Rusisë, Ruslan Calikov ka thënë se specialistët dhe shkencëtarët e qendrës nacionale kanë bërë kontrollimet dhe testimet e fundit.
Të gjithë ata që vullnetarisht janë vaksinuar me vaksinën e re, kanë shfaqur imunitet ndaj koronavirusit dhe po ndihen mirë.
“Mund të them që vaksina e parë kundër koronavirusit është e gatshme”, ka thënë Calikov për mediat ruse.
Artikuj të ngjashëm