Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Ushqimi që ju ndihmon në lënien e cigares

Marrja e shtojcave nga vajrat e peshkut, në formën e acideve yndyrore omega-3, mund t'ju ndihmojë të lini cigaren.

Një studim i shkencëtarëve izraelitë tregoi se duhanpirësit mesatarisht pinë më pak 10 për qind të cigareve, pas përdorimit të vajit të peshkut në dietën e tyre.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Shkencëtarët pastaj e krahasuan efektin aktual të omega-3 me grupin e njerëzve që morën placebo, dhe në të cilën të anketuarit nuk ulën numrin e cigareve në ditë, transmeton KosovaPress.

Mungesa e acideve yndyrore omega-3 është e zakonshme në duhanpirësit kronikë. Ajo dëmton qelizat nervore dhe lidhjen mes nervave në pjesën e trurit të ngarkuar me kontrollin e dëshirës, gjë që shpjegon pse këto shtojca mund të ndikojnë në zvogëlimin e nevojës për cigare.

Ata që përpiqen të ndalojnë pirjen e duhanit, shpesh rekomandohen të konsumojnë ushqime që përmbajnë këto acide, siç janë skumbri, sardelet, salmoni, arra, fara e lulediellit dhe vaji i ullirit.