Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Ushqimet që shkaktojnë fryrjen e stomakut

Fryrja e stomakut nuk është vetëm një siklet që ju pengon të mbani xhinset tuaja të preferuara për mbrëmje, por gjithashtu mund t’ju shkaktojë shqetësim të madh.

Ndonjëherë e dini saktësisht se çfarë e ka shkaktuar fryrjen, të tilla si darkën e madhe që sapo keni pasur, por në raste të tjera, shkaku nuk është aq i qartë.

Në vijim ju sjellim ushqime që më shpesh shkaktojnë fryrjen e stomakut.

Lakra jeshile

Ka vlera të larta ushqyese dhe është një mundësi e shkëlqyer për sallata, por në të njëjtën kohë mund të jetë një nga shkaqet e fryrjes së stomakut, transmeton ksp. Lakrat jeshile përmbajnë shumë fibra dhe sheqer që mund të shkaktojnë fryrje.

Edhe Shkaku pse ndieni fryrje të stomakut Lifestyle Shkaku pse ndieni fryrje të stomakut

Djathi i freskët

Djathi si produkt i qumështit ka një nivel të lartë të laktozës. Ekspertët paralajmërojnë se njerëzit që janë jo tolerant ndaj laktozës mund të kenë probleme, pasi djathi i freskët shkakton fryrje.

Ushqim me yndyrë

Ushqimet e tilla si patate të skuqura mund të shkaktojnë fryrje, pasi stomaku ka nevojë për më shumë kohë për tretje.

Çamçakëz

Mund të shkaktojë gëlltitjen e një sasie më të madhe të ajrit që shkon poshtë në stomakun tuaj. Ata përmbajnë alkool dhe sheqer që gjithashtu shkaktojnë fryrje.

Edhe Tri llojet e ushqimeve që shkaktojnë fryrje në stomak që në mëngjes Lifestyle Tri llojet e ushqimeve që shkaktojnë fryrje në stomak që në mëngjes

Mollët

Nëse nuk e keni zakon të konsumoni ushqime me fibra, duhet të shmangni konsumimin e tepërt të mollëve dhe të kufizoni sasinë.