Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Ushqimet që nuk duhet ngrohur

Nëse e keni lënë ushqimin që nuk doni ta hidhni, ruani atë në të ftohtë për një ditë tjetër.

Para se ta bëni këtë, është mirë të dini se cilat ushqime nuk duhet të ngrohen, transmeton KP.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Nuk është e nevojshme të përmendet se ngrohja e ushqimit nuk rekomandohet pasi lirohen komponimet toksike.

Spinaqi, panxhari, selino përmbajnë nitrate të cilat nën veprimin e mikroorganizmave dhe ngrohjes kalojnë në komponimet e nitrateve, të cilat janë të dëmshme dhe kancerogjene. Spinaqi është më i rrezikshmi në këtë grup dhe gjithmonë ai duhet konsumuar në formë të freskët.

Kërpudhat për shkak të proteinave të tyre ndryshojnë lehtë dhe bëhen të dëmshme. Ato rekomandohet të ngrohen vetëm pak.

Patatet në rast të ngrohjes humbasin vetitë ushqyese dhe hulumtimet e fundit kanë treguar se ato janë gatimi më i shëndetshëm, por në gjendje të ftohur. Gjegjësisht, kur patatet ftohen, përqindja e niseshtes rezistuese që ka aktivitet probiotik rritet.