Disa nga produktet nuk duhet të blihen në markete gjatë sezonit veror në mënyrë që të shmangen problemet që mund t’i shkaktohen shëndetit.
Këto ushqime mund të jenë shumë të kripura ose shumë të sheqerosura.
Supat e konservuara
Është mirë të jenë në raft gjatë dimrit, por gjatë verës nuk është opsioni më i mirë për konsum.
Ato përmbajnë shumë natrium, pasi veprojnë si një ruajtës dhe përmirësues i shijes, por shumë prej tyre mund t’i bënë njerëzit të ndihen të fryrë. Mund të bëhen lehtësisht versione më të shëndetshme të supës në shtëpi, duke përdorur çdo perime të stinës.
Frutat e thata
Gjatë verës nëpër markete ka një shumëllojshmëri frutash të freskëta, të cilat janë një opsion më i mirë ndaj frutave të thata. Këto të fundit që shiten të paketuara përmbajnë shumë sheqer.
Lëngjet e gatshme
Lëngjet e gatshme që shiten zakonisht nëpër markete, përmbajnë shurup misri me fruktozë të lartë dhe konservues të tjerë.
Barishtet
Barishtet e freskëta si borziloku, rigoni, majdanozi dhe rozmarina i shtojnë shije dhe aromë pjatave, por këta përbërës mund të jenë të shtrenjtë nëpër markete.
Shpesh duke qenë se janë përzgjedhur dhe paketuar paraprakisht, aroma e tyre fillon të zbehet dhe ato rrallë qëndrojnë më shumë se një javë në frigorifer.
Turshitë
Ndërsa temperatura rritet, është i rëndësishëm hidratimi. Turshitë janë shumë të pasura me natrium dhe konsumimi i tepërt i kripës mund të çojë në rritjen e presionit të gjakut dhe të bëjë që veshkat dhe mëlçia të punojnë më shumë.
Edhe pse konsumi i tyre me moderim është diçka e mirë, duhet marrë parasysh reduktimin e konsumit gjatë verës.
Frutat dhe perimet e prera paraprakisht
Edhe pse ato kursejnë kohën e përgatitjes, zakonisht janë dyfishi ose trefishi i çmimit të përbërësve të papërpunuar. Pasi priten në feta ose copëtohen, shumë ushqime fillojnë të degradojnë në cilësi dhe shije. /agroweb