Me rritjen e temperaturave, thatësirat dhe infeksionet gjithnjë e më të shumta, një pjesë e rëndësishme e ushqimeve të globit janë në prag zhdukjeje.
Shkencëtarët kanë identifikuar ushqimet që mund të zhduken ose të pësojnë një rënie drastike në prodhim.
Avokado
Rritja e të paktën 3 avokadosh kërkon minimalisht 272 litra ujë.
Thatësirat ndërkohë po godasin shumë prej vendeve prodhuese të avokados, gjë që pritet të ndikojë ndjeshëm në furnizimin global të avokados.
Edhe
Shtrenjtimi i ushqimit lidhet me motin ekstrem
Bananet
Bananet e varietetit Cavendish që mbërrijnë në tryezën e konsumatorit anembanë globit janë në rrezik zhdukjeje.
I gjithë faji është i sëmundjes Panama, një lloj myku që po shkatërron të mbjellat në Tajvan, Indonezi dhe Malajzi. Ekspertët paralajmërojnë që kjo sëmundje do të arrijë edhe në brigjet e Amerikës Latine e cila eksporton shumicën e bananeve në botë.
Çokollata
Pema e kakaos është e ndjeshme ndaj mykut dhe baktereve. Varietetet gjenetike të kësaj peme janë tepër të kufizuara. Kakaos i kanoset një tjetër rrezik që ka të bëjë me prishjen e ekuilibrave të avullimit dhe transpirimit.
Temperaturat gjithnjë e më të larta do të përthithin më shumë ujë nga toka dhe bimët ndërkohë që shirat që supozohet të rikthejnë lagështinë e humbur nga toka, do të pakësohen gjithnjë e më shumë.
Patatinat
25% e varieteteve të egra të patates pritet të zhduken nga viti 2055 për shkak të ndryshimeve klimatike. Kësisoj ato i paraprijnë edhe zhdukjes së patatinave.
Kikirikët
25% e varieteteve të kikirikut pritet të zhduket deri në vitin 2055. Kjo legume do ta ketë të vështirë të rritet falë ndryshimeve klimatike.
Peshku
Edhe
Kriza globale e ujit e vë në rrezik gjysmën e prodhimit ushqimor
Mbi 85% e sasisë globale të peshqve që gjendet në oqeane janë të rrezikuar nga peshkimi i paligjshëm. Shumë specie të rrezikuara ku përfshihet peshku ton i Atlantikut priten të zhduken.
Ekspertët thonë se ekzistenca e shumë prej kolonive të peshqve në botë është në fije të perit.
Kafeja
Deri në vitin 2050, hapësira globale e përshtatshme për rritjen e kafesë do të përgjysmohet. Nevoja për një terren të ri bashkë me ngrohjen globale do të ndikojë jo vetëm në cilësinë e kafesë por edhe në sasinë e saj.
Mjalti
Sipas të dhënave të AgroWeb.org ekzistenca e shumë kolonive të bletëve është e rrezikuar si pasojë e pesticideve dhe ndryshimeve klimatike. Mungesa e bletëve nënkupton zhdukjen e mjaltit.
Luleshtrydhet
Temperaturat e larta dhe ngrohja globale janë tashmë përgjegjës në uljen e madhe të prodhimtarisë së luleshtrydheve në mbarë botën. Situata, thonë ekspertët pritet të bëhet më keq.
Qershitë
Fermerët globalë janë shumë të shqetësuar për temperaturat e larta dhe ndryshimet klimatike.
Edhe
Bananet do të shtrenjtohen si pasojë e ngrohjes globale
Tani pranvera vjen më herët, por përmbyllet me ngrica të cilat dëmtojnë ndjeshëm bimët.
Sipas të dhënave të AgroWeb.org shumë fermerë globalë kanë humbur të gjithë prodhimtarinë e qershive vetëm si pasojë e këtyre ngricave. /AW