Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Ushqimet e duhura për përmirësimin e shëndetit të zorrëve

Të gjithë e kemi dëgjuar shprehjen “ju jeni ajo që hani”, dhe kjo sigurisht që vlen edhe për zorrët tuaja. Zorrët janë porta për shëndetin e përgjithshëm, prandaj është thelbësore ta keni një dietë ushqyese dhe të ekuilibruar mirë.

Hapi i parë është të dini se çfarë të hani dhe cilat ushqime t’i mbani larf dietës suaj.

Kur hani diçka, bakteret e zorrëve e njohin atë ushqim dhe e përdorin si informacion. Këto baktere do t’i tregojnë sistemit imunitar, hormoneve dhe trurit, se si ta përdorin informacionin nga ushqimi.

Zorrët jo vetëm që janë vendimtare për tretjen e ushqimit, por bakteret e mira në zorrë janë të lidhura me 70 për qind të sistemit imunitar.

Ushqimi më i mirë për shëndetin e zorrëve

Ushqimet që përmbajnë fibra janë më të mirat pasi fibra është një nga lëndët ushqyese më thelbësore për zorrët. Ushqimet e preferuara të pasura me fibra janë perimet e gjelbra si, spinaqi, qepët për shkak të llojit të tyre të veçantë të fibrave (fibra prebiotike) dhe brokolit, sepse përmban një përbërës tjetër të shëndetshëm të zorrëve të quajtur glukozinolate.

Ndërkaq, ushqimet ultra të përpunuara lidhen me shëndetin e dobët të zorrëve, shpjegojnë ekspertët shëndetësorë.

Edhe Perimet më të mira për shëndetin e zorrëve Lifestyle Perimet më të mira për shëndetin e zorrëve

Lëngu i pemëve mund të duket i shëndetshëm, por shumica e lëngjeve të përpunuara kanë zero fibra dhe përmbajnë sasi shumë të larta të sheqerit. Meqenëse fibra është thelbësore për bakteret e mira të zorrëve, kur pini shumë lëngje të pagazuara apo të gazuara, ju në fakt jeni duke e mbushur veten me ushqim pa fibra, me tonelata aditivë dhe sheqer. E këto pije e ushqejnë llojin e gabuar të baktereve në zorrë.

Po ashtu, mishi i fërguar, veçanërisht mishi i kuq i përpunuar, mund të nxisë rritjen e baktereve në zorrë që çojnë në bllokimin e arterieve. Është më mirë t’i përmbaheni burimeve të proteinave të lehta si peshku, ose proteinave bimore, si fasulet ose tofu.

Kufizimi i ngrënies së mishit të kuq është i rëndësishëm për ruajtjen e shëndetit të mirë të zorrëve. Ekzistojnë komponime kimike në mishin e kuq të cilat mund ta ndryshojnë përbërjen e biomës së zorrëve. Nëse jeni një konsumues i madh i mishit të kuq, atëherë synoni t’i zvogëloni racionet e këtij ushqimi nga një deri në dy racione në javë.