Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Ushqimet e dobishme për artrit

Artriti përfshin një grup të sëmundjeve që shkaktojnë dhimbje, ënjtje dhe ngurtësi të nyjave dhe prek njerëzit e të gjitha moshave.

Për fat të mirë, shumë ushqime mund të ndihmojnë në uljen e dhimbjeve të artritit.

Më poshtë do të gjeni një listë të ushqimeve që tregojnë efekte të dobishme në simptomat e artritit, transmeton KosovaPress.

Boronicat, dredhëzat

Frutat si boronica, dredhëza, manaferrat, qershia, janë një thesar i ushqyesve bioaktivë që mbrojnë kolagjenin, një komponent i rëndësishëm konstituiv i kockave, muskujve dhe nyjave.

Edhe Çka ndodh me stresin kur hani arra? Lifestyle 1 d. më parë Çka ndodh me stresin kur hani arra?

Brokoli

Ai përmban sulforafan, një substancë për të cilin studimet kanë demonstruar se posedon përbërës antiinflamator.

Hudhra

Hudhra posedon veti të rëndësishme antiinflamatore, dhe konsumi i saj është i dobishëm për uljen e rrezikut nga zhvillimi i osteoartritit.

Xhenxhefili

Megjithëse nevojiten më shumë studime, studimet kanë treguar se xhenxhefili zvogëlon simptomat e artritit, si dhe kushtet inflamatore.

Edhe Gjashtë ushqimet më të mira për shëndetin e trurit Lifestyle 1 muaj më parë Gjashtë ushqimet më të mira për shëndetin e trurit

Vaji i ullirit

Vaji i ullirit ul inflamacionet dhe rrezikun e zhvillimit të artritit. Disa studime tregojnë se mund të ngadalësojë përparimin e tij dhe lehtëson simptomat.

Peshku

Ushqimi i pasur me peshq të yndyrshëm si salmoni, ka një efekt të dobishëm në uljen e simptomave të kësaj sëmundjeje.

Peshku yndyror i pasur me omega – 3, acide yndyrore dhe vitaminë D, ndikon në uljen e inflamacionit dhe lehtëson simptomat e artritit.

Edhe Ushqimet e dobishme për personat me osteoporozë Lifestyle 5 muaj më parë Ushqimet e dobishme për personat me osteoporozë

Spinaqi

Kjo perime është e pasur me antioksidues të tillë si kamferola, për të cilat është provuar se mund ta reduktojë inflamacionin dhe të ngadalësojë progresin e osteoartritit.