Pajisje të reja të testimit të zhvilluara nga një ekip i Universitetit të Cambridget që mund të diagnostikojë Covid-19 në më pak se 90 minuta, është duke u përdorur në Spitalin e Addenbrooket.
Makineritë portative, të quajtura Samba II, janë zhvilluar nga një kompani ‘spin-off’ e Universitetit të Cambridget e quajtur “Diagnostics for the Real World” (Diagonistifkuesit për Botën Reale).
Momentalisht, dhjetë prej tyre janë duke u përdorur në Spitalin e Addenbrooket gjatë kësaj jave, por hulumtuesit kanë bërë të ditur se testimet e tyre, që kanë marrë validitetin e Shëndetit Publik të Anglisë, pritet që të lansohen edhe në spitalet e tjera të Anglisë.
Qeveria britanike ka marrë kritika se ka mbetur prapa shteteve të tjera në luftimin e koronavirusit.
“Qëllimi ynë gjithmonë ka qenë teknologjinë e nivelit të lartë ta bëjmë të thjeshtë dhe të fuqishme sa që makina Samba mund të vendoset në secilin vend dhe të përdoret nga kushdo me një trajnim minimal”, ka thënë Helen Lee, shefe ekzekutive e “Diagnostics for the Real World”.
Pasi të jenë mbledhur, mostrat do të ngarkohen në makina, të cilat kërkojnë gjurmë të vockla të materialit gjenetik që i përkasin koronavirusit.
Hulumtuesit thonë se Samba mund të diagnostikojë në më pak se 90 minuta, derisa testet aktuale marrin 24 orë ose më tepër.
Ata gjithashtu thonë se mostrat e 102 pacientëve kanë treguar ndjeshmëri prej 98.7 për qind (aftësi që në mënyrë efikase të identifikojë rastet pozitive) dhe specifikim të 100 për qind (aftësia që në mënyrë efektive të identifikojë rastet negative).