Uji me trangull përmban vitamina A, C dhe E, të cilat luftojnë veprimin e radikaleve të lira në trupin e njeriut.
Këto vitamina, kombinuar me vlerat e tjera ushqyese të trangullit, parandalojnë mpiksjen e gjakut.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPirja e vazhdueshme e ujit me trangull jo vetëm që hidraton organizmin, por ndihmon në mbajtjen nën kontroll të presionit arsterial. Trangulli ushqen zemrën me sasinë e duhur të potasit duke favorizuar në këtë mënyrë qarkullimin e duhur të gjakut.
Përmirëson shëndetin e lëkurës. Lëkura është organi më i madh në trupin e njeriut. Kontakti i drejtpërdrejtë me rrezet e diellit dhe djersitja bëjnë që lëkura të humbasë lëngje dhe të jetë më e thatë. Uji me trangull ka në përmbajtjen e tij shumë silic, i cili eliminon toksinat nga lëkura duke e bërë të duket më e freskët dhe e re.
Aleat për mëlçinë: Sasia e lartë e vitaminave A, B,C dhe E që gjenden në këtë ujë, kombinuar me mineralet si kalciumi, fosfori dhe potasi ndihmojnë në detoksikimin e mëlçisë.