Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Uji me limon kundër kapsllëkut

Të gjithë kemi pirë ujë me limon në mëngjes, por e dimë që është shumë i rëndë për stomakun dhe jo gjithmonë mund ta përdorim rregullisht. Por limonin tani ka një përdorim më të mirë.

Mund ta quani ujë detoks, tretës apo një medikament të mirëfilltë për nga efekti i menjëhershëm me të cilin vepron në trupin tuaj.

Ndiqni më poshtë mënyrën e përgatitjes me vetëm 2 përbërës.

Përbërësit:

400 ml ujë

Edhe Pijet që ndihmojnë për humbje peshe e rritje të imunitetit Lifestyle 11 muaj më parë Pijet që ndihmojnë për humbje peshe e rritje të imunitetit

Lëkura e një limoni

Përgatitja

Për të nisur me përgatitjen e këtij uji si fillim qëroni dhe lani mirë lëkurën e një limoni.

Qërojeni atë me kujdes dhe lëkurën lëreni mënjanë, kur ta bëni këtë proces bëni kujdes që ta prisni hollë lëkurën duke mos marrë pjesën e bardhë që ndodhet në brendësi.

Më pas në një tigan të thellë apo në një tenxhere shtoni ujin bashkë me lëkurat dhe vendoseni të ziejë për 10 minuta në zjarr mesatar.

Kur uji të ketë marrë ngjyrë të verdhë nga limoni, hiqeni nga zjarri dhe me kujdes kullojeni të gjithë përbërjen dhe hidhni lëkurat e limonit.

Më pas uji juaj që ju ndihmon në tretje të mirë është gati për ta konsumuar.

Edhe Fruta më e mirë që mund ta shtoni në ujë për freski Lifestyle 11 muaj më parë Fruta më e mirë që mund ta shtoni në ujë për freski

Duhet ta pini menjëherë të nxehtë në formën e një çaji për veprim më të mirë në stomak.

Sipas dëshirës gjatë zierjes mund të shtoni dhe 1 gjethe dafine për t’i dhënë më shumë aromë pijes tuaj.