Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Tuna në vaj më e shëndetshme

Jo vetëm që peshku tuna në kënaçe të mbushur me vaj ka një shije më të pasur dhe një strukturë më të lëmuar, por viskoziteti i trashë i vajit e mban atë më të lëngshëm.

Nga ana tjetër, tuna në kënaçe të mbushur me ujë është dukshëm më pak aromatike si dhe dukshëm më e thatë, ka shkruar TastingTable.

Përveç shijes së pasur që ka tuna e yndyrshme, ajo gjithashtu ka një përmbajtje më të lartë të yndyrës (dyfishi i asaj që është me ujë), duke rritur vetitë ushqyese dhe duke të mbajtur të ngopur më gjatë, por me më pak kolesterol.

Përfshirja e vajit të tunës në pjatën tuaj, në vend që ta hidhni, mund t'ju ndihmojë të ruani acidet e çmuara yndyrore omega-3.

Sipas një studimi nga Public Health Nutrition, tuna e mbushur me ujë, vetëm kur thahej, kishte më shumë acide yndyrore omega-3 sesa ato të paketuara me vaj.

Studimi gjithashtu bëri të ditur se tuna e paketuar me vaj përmban më shumë acid linoleik të pasur me omega-6 (LA).

Edhe Kur është koha e duhur për të përdorur vajin e peshkut Lifestyle 8 muaj më parë Kur është koha e duhur për të përdorur vajin e peshkut

Gjithashtu sipas studimeve tuna e paketuar me vaj ka të ngritura më shumë nivelet e vitaminës D dhe seleniumit sesa ajo në kënaçe të mbushur me ujë.

Një tunë në kënaçe me vaj të saj apo vaj ulliri është e pasur me veti ushqyese dhe shije. (Përgatiti Vita Abrashi-Kajtazi)