Një prej shqetësimeve kryesore rreth pamjes, sidomos për gjininë e bukur mbetet celuliti.
E, ky shqetësim bëhet edhe më “serioz” kur afrohen ditët e nxehta dhe kur vjen në shprehje ekspozimi i linjave trupore. Trajtimi i celulitit, në shumicën e rasteve fillon tek në verë ose 1-2 muaj përpara.
Në fakt kjo praktikë, sipas dermatologëve është e gabuar. Ky problem duhet trajtuar gjatë gjithë vitit, për 12 muaj.
Dermatologia Ylfete Shatri nga Ordinanca “Grelorgen” thotë se gjëja kryesore që çdo femër duhet të dijë në lidhje me celulitin ka të bëjë me faktin se krijimi i tij vjen më shumë nga stili i jetës dhe ushqimet që konsumohen.
“Ky është një lajm i mirë duke qenë se ju mund të bëni diçka për ta ndryshuar dhe përmirësuar situatën”, sqaron ajo.
Shkaqet e celulitit janë të ndryshme, sipas Shatrit janë: trashëgimia, turbullirat tipike hormonale të adoleshencës, shtatzënia, përveç faktorëve të tillë si mbipesha, mungesa e lëvizjes, teprimi me ushqimet yndyrore, përdorimi i rrobave shumë të ngushta dhe jo të rehatshme... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)