Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Tri veprime për plakje të shëndetshme

“Plakja është dhuratë, të plakesh është proces për të cilin duhet festuar”, thotë blogerja e famshme e çështjeve shëndetësore, Katie Couric. Për të qëndruar të shëndetshëm me kalimin e moshës dhe për të mbetur një hap ose dy para surprizave të padëshiruara duhet përqendruar në masat parandaluese, vlerësojnë ekspertët.

Në vitin 1969, jetëgjatësia mesatare në Amerikë ishte 66 vjeç. Sot, ky numër është rritur në 79; Deri në vitin 2060, parashikohet të rritet në 85. Pra, ndërsa jetëgjatësia zgjatet falë zakoneve më të shëndetshme dhe përparimeve në kujdesin mjekësor, si antibiotikët dhe vaksinat është vendimtare të shtrohet pyetja: Cila është mënyra më e mirë për t'u plakur mirë?

“Veprimet e vogla mund të bëjnë një ndryshim të madh në shëndetin tuaj”, shpjegon Len Friedland, zëvendëspresident dhe drejtor i çështjeve shkencore dhe shëndetit publik për vaksinat amerikane në GSK. “Me kalimin e moshës rreziku për probleme shëndetësore rritet. Duke u përqendruar në masat parandaluese shëndetësore dhe duke parandaluar problemet para se të fillojnë, ne mund të jetojmë më gjatë dhe më të shëndetshëm”.

3 Zakonet e jetesës për plakjen e shëndetshme

Të lëvizurit

Image

Ushtrimet e rregullta janë prej kohësh si një burim i rinisë dhe shkenca vazhdon të zbulojë përfitimet e saj: Lëvizja e trupit mund të çojë në rritjen e funksionimit të trurit dhe kujtesës dhe uljen e rrezikut për dështim fatal të zemrës. Dhe duke qenë se ushtrimet rrisin kimikatet e mira si serotonina dhe endorfina, mbajtja e aktivitetit fizik është provuar gjithashtu se përmirëson shëndetin mendor.

Proaktiv

Image

Duke qenë proaktiv në lidhje me shëndetin dhe duke u kontrolluar me profesionistët e kujdesit shëndetësor i bëni vetes një nder në më shumë mënyra se një. Jo vetëm që të jesh proaktiv të lejon të mbash shënim mirëqenien tënde, por të jep mundësinë të mbledhësh informacione të reja mbi mënyrat për të qëndruar të shëndetshëm ndërsa plakeni, siç janë udhëzimet e personalizuara gjatë gjithë vitit mbi vaksinat që janë më të përshtatshme për moshën dhe specifikën tënde të nevojave mjekësore.

Qëndroni të hidratuar

Image

Po sikur çelësi për të ngadalësuar procesin e plakjes të jetë pirja e më shumë ujit? Në një studim të botuar këtë vit nga Instituti Kombëtar i Zemrës, Mushkërive dhe Gjakut, shkencëtarët ndoqën më shumë se 15,000 njerëz nga mosha 45 deri në 66 vjeç, për 25 vjet. Studimi zbuloi se ata që pinin më pak lëngje kishin rritur nivelin e natriumit në gjakun e tyre— dhe një rrezik më të madh për të zhvilluar sëmundje kronike si demenca, goditja në tru dhe infarkti i zemrës. Përkundrazi, ata që qëndruan të hidratuar në fakt e kishin ngadalësuar orën e tyre biologjike.

Përgatiti: Vita Abrashi-Kajtazi

Artikuj të ngjashëm