Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Tri arsyet pse duhet konsumuar arra

Arrat janë ndër arrorët më të mirë për shëndetin e njeriut.

Ato përmbajnë yndyrna të shëndetshme, vitamina, minerale, antioksidantë dhe enzima që kanë vlera të fuqishme mjekësore.

Arrat njihen kryesisht për rëndësinë e tyre në mbrojtjen e shëndetit mendor.

Forma e tyre e ngjashme me atë të trurit tregon për lidhjen e ngushtë që ata kanë.

Jo më kot konsumimi rregullisht i arrave forcon kujtesën dhe përshpejton përçimin e sinjaleve nervore.

Edhe Çka ndodh me stresin kur hani arra? Lifestyle 22 o. më parë Çka ndodh me stresin kur hani arra?

Nëse arrat janë ndër arrorët tuaj të preferuar zbuloni 3 përfitimet më të mëdha që ofrojnë ato për shëndetin tuaj.

Arrat për stomakun

Mirëmbajtja e shëndetit të stomakut dhe të aparatit tretës në përgjithësi është hapi më i mirë që mund të ndërmerrni për organizmin.

Mikrobioma e stomakut ka nevojë për probiotikë dhe prebiotikë që të ruajë balancat e baktereve të mira dhe të këqija.

Ekspertët thonë se arrat shërbejnë si prebiotikë dhe rrisin volumin e baktereve të mira në stomak.

Ngrënia e rregullt e arrave parandalon inflamacionin, isheminë dhe kancerin e zorrës së trashë.

Arrat për rënien nga pesha

Edhe Arrat për shëndetin e lëkurës Lifestyle 6 muaj më parë Arrat për shëndetin e lëkurës

Arrat përmbajnë kalori, e megjithatë janë të pasura me fibër e cila ju mban të ngopur për shumë gjatë dhe përshpejton metabolizmin.

Studimet thonë se arrat janë ideale për rënien nga pesha nëse konsumohen me mature.

Ato përshpejtojnë djegien e yndyrnave dhjamore dhe frenojnë oreksin.

Arrat për trurin

Siç e thamë edhe më lart, arrat konsiderohen si një prej ushqimeve më të mira për shëndetin e trurit sepse janë të pasura me acide yndyrore omega-3.

Konsumi i 10 gramë arra në ditë përmirëson aftësitë reaguese të trurit, përpunimin e informacionit, kujtesën dhe përqendrimin.

Edhe Ushqimi më i mirë për shëndetin e zorrëve Lifestyle 3 j. më parë Ushqimi më i mirë për shëndetin e zorrëve

Duke qenë se ato janë të pasura me antioksidantë dhe acide yndyrore polio-të-pangopura dhe substanca që luftojnë inflamacionin, ekspertët thonë se duhen konsumuar çdo ditë në të mirë të trurit.

Ato ngadalësojnë dhe pengojnë plakjen e parakohshme të trurit dhe ulin rrezikun e sëmundjeve nervore në fazat e mëvonshme të jetës./agroweb/