Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Trajtoni rrudhat në fytyrë me karotë dhe vezë

rrudhat ne fytyre

Duart, qafa, balli dhe sytë me kalimin e moshës më siguri ju kujtojnë diçka të përbashkët, rrudhat.

Kontakti i vazhdueshëm me kushtet e jashtë me atmoferike, mimikat e një sërë faktorësh të tjerë, ndikojnë drejtpërdrejtë në mirëqenien e fytyrës tuaj.

Krahas gjenetikës ka disa mënyra se si mund të kujdeseni për ta minimizuar sa më shumë këtë ndryshim që ndodh me kohën në lëkurë.

Përdorni karotat dhe vezët si dy produkte të pasura me aminoacide, minerale dhe shumë Vitaminë C.

Kështu do të mund të përfitoni një lëkurë të butë si dhe do të mbroheni natyralisht në çdo kohë nga rrezet e dëmshme të diellit.

Edhe Si t’i largoni me metoda natyrale rrudhat e syve Lifestyle Si t’i largoni me metoda natyrale rrudhat e syve

Ndiqni më poshtë mënyrën e saktë të përgatitjes së këtij trajtimi për ta aplikuar në lëkurën tuaj.

Përbërësit

2 karota

1 e bardhë veze

Përgatitja

Edhe Metodat natyrale kundër rrathëve të zinj poshtë syve Lifestyle Metodat natyrale kundër rrathëve të zinj poshtë syve

Për të nisur me përgatitjen e këtij trajtimi si fillim shtrydhni të dy karotat në mënyrë që të merrni lëngun e tyre.

Hidheni atë në një enë dhe aty bashkojeni me të bardhën e vezës.

Përzieni mirë dhe aplikojeni mbi fytyrë të pastër e sidomos në pjesën ku keni rrudha të theksuara.

Për shembull mund ta vendosni në zonën e ballit ku formohen vijat e gjata të rrudhave, anash syve, buzëve apo në qafë.

Shtrihuni diku dhe qetësohuni për 20 minuta, derisa maska të thahet duke bërë kujdes që gjatë kësaj kohe ta lini fytyrën sa më të relaksuar dhe pa mimika.

Edhe Sekretet që ju duhen për t’i parandaluar rrudhat Lifestyle Sekretet që ju duhen për t’i parandaluar rrudhat

Kur të ndjeni se maska është tharë, shpëlani fytyrën me ujë të bollshëm të freskët e më pas mund ta lyeni me një krem mbrojtës nëse do të dilni në diell ose me kremin tuaj hidratues.

Këtë trajtim të thjeshtë dhe efikas këshillohet ta kryeni të paktën 3 herë në javë për të marrë rezultate të mira./agroweb/